Marrëveshja Kosovë-Zvicër për pensionet hyn në fuqi më 1 shtator
Enti federal për Sigurime Shoqërore (BSV) dje ka konfirmuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurimet Shoqërore Zvicër-Kosovë duke filluar nga 1 shtator 2019.
Duke filluar nga kjo datë të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët kanë punuar në Zvicër dhe nuk i kanë tërhequr kontributet e Sigurimit të pleqërisë AHV/AVS, në mungesë të marrëveshjes deri tani nuk kanë pasë të drejtë në pensione, mund të parashtrojnë kërkesën për përfitime të pensionit të pleqërisë, të trashëgimtarëve dhe të pensioneve të Invaliditetit pavarësisht vendbanimit të tyre, raporton “Epoka e re”.
Pensionet nga kjo datë paguhen edhe në rast të vendbanimit jashtë Zvicrës.
Nga 1 shtator 2019 përfundon definitivisht diskriminimi gati dhjetëvjeçar i shtetasve të Kosovës në raport me përfitimet.
Por kjo vlen vetëm për përfitimet nga kjo datë pasi që marrëveshja nuk parasheh përfitime retroaktive (nga 1 prill 2010 deri më 31 gust 2019).
Sfidë e madhe do të jetë në vazhdim padyshim kërkesa e arsyeshme për zgjidhje të çështjes rreth përfitimet retroaktive.























