VIDEO-Naftarët kundër udhëzimit administrativ për pastrim të rezervuarve
RTKlive
Nga dje e tutje kushdo që shet e deponon derivate të naftës, duhet që të pastrojë rezervuarët së paku një herë në tri vjet. E nëse nuk e bëjnë këtë, kompanitë nuk do të licencohen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Fadil Berjani kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, tha se nuk është në rregull të nxirren udhëzime në çdo vit. “Pastrimi i rezervave bëhet prej 10 deri në 15 vite në BE”, tha ai sot në një intervistë në “Ekonomiks”, në RTK3. Sipas tij një rezervuar kushton 700 euro për ta pastruar.
Berjani vlerësoi se Shala nuk ka të drejt të nënshkruajë udhëzim administrativ, pasi që është ministër në dorëheqje.
Ai deklaroi së nga Kuvendi i Shoqatës, kanë dalë me disa konkluzione dhe rekomandime. “Kërkojmë nga ministri në dorëheqje të tërheq menjëherë udhëzimin administrativ”, tha ai.
Ndryshe sot në Kuvendin e Shoqatës së Naftëtarëve në vend, Anton Figek, drejtor i Petrol Slovenia, tha se në Slloveni, në bazë të rregullave të BE kontrollohen, jo pastrohen, çdo 10 vjet. “Kjo bëhet atëherë kur nuk mbyllet pompa por kontrollohet edhe gjatë punës”, tha ai.























