14:30 / 31.07.2019
Eurostati: Bullgaria shënoi ulje rekorde të papunësisë
RTKlive
Niveli i papunësisë në Bullgari është pakësuar gjatë muajit qershor deri në fundin historik prej 4,4% , kundrejt 4,5% gjatë muajit maj.
Një vit më herët ajo ka qenë 5.2 %. Kjo është papunësia më e ulët e shënuar deri tani që nga viti 1995, kur filloi të ndiqet ky tregues. 140 000 bullgarë kanë qenë pa punë gjatë muajit qershor 2019, kundrejt 150 000 gjatë majit dhe 174 000 gjatë qershorit të vitit 2018.
Bullgaria zë vendin e 9 në BE për nga papunësia më e ulët dhe është një nga 18 vendet-anëtare, ku papunësia është më e ulët nga ajo mesatare në BE - 6,3%. Të dhënat tregojnë se papunësia ndër gratë është 4.1 %, derisa para një viti ka qenë 4.8 %. Papunësia ndër burrat është 4,8%, derisa gjatë qershorit 2018 ka qenë 5,7% .























