KEDS investon 4 milionë euro në riparim të rrjetit energjetik në Ferizaj
BKT
Ekonomi

KEDS investon 4 milionë euro në riparim të rrjetit energjetik në Ferizaj

Drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit në Ferizaj, Lulzim Aliu, ka bërë me dije se është finalizuar marrëveshja me KEDS-in për riparim të rrjetit energjetik në Ferizaj.

"Katër milionë euro investime. Ferizaj, pos Prishtinës, do të jetë qyteti i vetëm në Kosovë që do të ketë furnizim të dyfishtë në formë unazore. Punimet do të fillojnë me 15 gusht dhe do të përfundojnë para Vitit të Ri. Së shpejti edhe KOSTTdo të fillojë ndërtimin e trafostacionit të ri dhe Ferizaj, përfundimisht, s'do të ketë probleme me energjinë elektrike", ka shkruar Aliu në " Facebook".


MË SHUME NGA Ekonomi