Inteligjenca artificiale do të ndihmojë identifikimin e problemeve të zemës
Një mënyrë e re për të identifikuar një gjendje të zakonshme që bën që zemra të rrah në mënyrë të parregullt, mund të jetë zbuluar nga inteligjenca artificiale.
Fibrilacioni atrial prek një milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe rrit rrezikun e goditjes në tru dhe problemeve afatgjata të zemrës.
Është relativisht e thjeshtë për të diagnostikuar kur zemra rrah në mënyrë të parregullt, por jo kur kjo të kthehet në gjendje normale.
Modelimi kompjuterik në Klinikën Mayo në SHBA mund të ketë identifikuar shenja që tregojnë anomali të mëparshme.
Studiuesit thanë që është ende herët por besohet se sistemi mund të çojë në zbulimin më të hershëm dhe më të lehtë të problemit dhe, të sigurojë që pacientët të marrin trajtimin e duhur, duke kursyer jetë.























