Dy fluturime në Aeroportin e Prishtinës, me vonesa
BKT
Ekonomi

Dy fluturime në Aeroportin e Prishtinës, me vonesa

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka paralajmëruar se fluturimet e mëngjesit, nga ora 8:00 dhe 10:00 mund të kenë vonesa.

Kjo situatë është krijuar pas grevës të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve.

“Dëshirojmë të informojmë publikun se fluturimet e parapara nga ora 08:00-10:00 mund të kenë vonesa. Kjo është pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme nga punonjësit që janë pjesë e grevës ndaj punonjësve që janë të gatshëm të punojnë. 
Andaj u kërkojmë ndjesë të gjithë udhëtarëve për vonesë, meqenëse ne kemi marrë të gjitha masat paraprake për GREVË mirëpo duke u bazuar në takimin e djeshëm me udhëheqjen e Sindikatës së ANP-së, ne nuk kemi marrë në konsideratë se do të ketë veprime jashtë të gjitha kornizave ligjore të grevave për të penguar procesin e punës.

Menaxhmenti i ANP-së do të shqyrtojë të gjitha rastet veç e veç dhe do të marrë masa ligjore ndaj personave përgjegjës”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi