KEDS do të ivestojë në riparimin e rrjetit në zonën e Rugovës
BKT
Ekonomi

KEDS do të ivestojë në riparimin e rrjetit në zonën e Rugovës

RTKlive

Drejtori Ekzekutiv i KEDS, Alper Erbas është takuar të premtën me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Gjatë takimit u nënshkrua marrëveshja për dhënien e Pëlqimeve Parimore, marrëveshja e cila u mundëson konsumatorëve të marrin përgjegjie më të shpejta në kërkesat e tyre, ndërsa ndërton raporte dhe bashkëpunim më të ngushtë në mes të KEDS-it, Komunës dhe Kompanisë së Ujësjellsit “Hidrodrini'.

Po ashtu në kuadër të takimit, u diskutuan projektet investive që tashmë kanë përfunduar dhe impaktin e tyre tek qytetarët e Pejës. Përfaqësuesit e KEDS-it po ashtu njoftuan komunën për projektet e parapara në vitin 2020 me theks të vecantë investimi në riparimin e rrjetit në zonen e Rugovës.


MË SHUME NGA Ekonomi