“Kosova A” aktualisht në prodhim me 300 megavat
BKT
Ekonomi

“Kosova A” aktualisht në prodhim me 300 megavat

Edhe “Blloku A3” në finalizim të remontit, në kohë dhe gjithçka siç është parashikuar. Nga java tjetër KEK-u me kapacitete të plota në prodhim.

Kënaqësi dhe krenari me rezultatet e punës në “Kosova A” sikurse edhe në të gjitha njësit tjera të KEK-ut.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kemi tejkaluar të gjitha parashikimet dhe kemi thyer rekorde në mihje, rezerva të thëngjillit, prodhim në “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Rezultati, 8 milionë euro profiti i Korporatës.

Edhe në pjesën e dytë të këtij viti duke e parë disponimin dhe përkushtimin e gjithë punëtorëve jam i bindur se do kemi rezultate edhe më të mira.

Krenar që jam në krye të këtij gjiganti që është shembulli më i mirë dhe i vetëm i rezultateve dhe suksesit të një Kompanie Publike, tha Njazi Thaçi


MË SHUME NGA Ekonomi