12:38 / 03.09.2019
Shala: Rritje e jashtëzakonshme e industrisë për përpunimin e drurit
Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se gjatë dy viteve të fundit industria përpunuesve të drurit është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kjo si rezultat i duarve të vyera të njerëzve tanë dhe përkrahjes të vazhdueshme për këtë industri.
Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë për shtetin e Kosovës.
“Do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”.























