11:15 / 04.09.2019
20 kompani gjermane kanë hapur degët e tyre në Kosovë
RTKlive
Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, sot është takuar me deputetin e Bundestagut Gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer.
"Biseduam për marrëdhëniet bilaterale ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, për punën që e bën Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) në ruajtjen dhe thellimin e partneritetit me Gjermaninë, dhe për potencialin që ka Kosova për të tërhekur akoma më shumë investitorë gjermanë. Vetëm gjatë gjashtë-mujorit të parë të këtij viti, 20 kompani gjermane kanë hapur degët e tyre në Kosovë, 6 prej tyre me përkrahje nga OEGJK", tha ajo.























