Dogana: Marrëveshja Kosovë-Turqi do të krijojë një zonë të tregtisë së lirë
BKT
Ekonomi

Dogana: Marrëveshja Kosovë-Turqi do të krijojë një zonë të tregtisë së lirë

Dogana e Kosovës ka vlerësuar se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në mes të Kosovës dhe Turqisë konfirmon synimin e palëve të jenë pjesë aktive në procesin e integrimit ekonomik europian, duke e shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për të forcuar këtë proces.

Sipas këtij institucioni, gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje Turqia dhe Kosova do të krijojnë gradualisht një zonë dypalëshe të tregtisë së lirë, ku lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve janë të garantuara reciprokisht.

"MTL KOSOVË – TURQI

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në mesë të Republikës se Kosovës dhe Republikës së Turqisë konfirmon synimin e palëve të jenë pjesë aktive në procesin e integrimit ekonomik evropian duke e shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për të forcuar këtë proces.

Gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje Turqia dhe Kosova do të krijojnë gradualisht një zonë dypalëshe të tregtisë së lirë, ku lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve janë të garantuara reciprokisht. Shërbimet do të jenë subjekt i negocimit menjëherë pas hyrjes në zbatim të kësaj marrëveshje.

Marreveshjen dhe sqarimet e nevojshme i gjeni ne linkun ne vijim: https://dogana.rks-gov.net/per-biznese/mtl-kosove-turqi/ ".


MË SHUME NGA Ekonomi