08:25 / 08.09.2019
Organizohet panairi ndërkombëtar i biçikletave në Gjermani
Qindra biçikleta me dizajne interesante në panairin më prestigjioz të biçikletave në botë, “Eurobike”, mbledh mijëra vizitorë në Gjermani.
Panairi u organizua në qytetin Fridrihshafen të shtetit gjerman Baden-Wuerttemberg mes datave 4 dhe 7 shtator.
“Eurobike” është një panair ndërkombëtar i biçikletave dhe organizohet çdo vit në javën e parë të muajit shtator që nga viti 1991.























