06:17 / 18.09.2019
Shala do të prezantojë fondin prej 4 milionë euro për ndërmarrje
RTKlive
Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, sot do të mbajë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro.
Po ashtu, ministri Shala do të bëj lansimin e platformës për regjistrimin e biznese të cilat ofrojnë shërbime jashtë vendit dhe kuadrove në diasporë.























