13:03 / 18.09.2019
Çmimet e naftës shënuan rritje
RTKlive
Çmimet e naftës shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 33 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 64.88 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 8 cent ose me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 59.26 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ishte ën nviele të qëndrueshme dhe u tregtua me 1,501.93 dollarë amerikanë për onz.























