13:06 / 18.09.2019
Aksionet aziatike, ecuri të ndryshme
RTKlive
Edhe mëngjesin e ditës së sotme, aksionet aziatike shënuan ecuri të ndryshme, ku disa shënuan rritje dhe disa rënie.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.18 për qind, duke shkuar në 21,960.71 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.13 për qind, në 26,754.12 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait avancoi me 0.25 për qind, duke shkuar në 2,985.66 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.41 për qind, në 2,070.73 pikë.























