Nga viti 2013 KEDS ka investuar mbi 140 milionë euro
RTKlive
Në ditën e dytë të konferencës `Java e Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshem" (KSDW), ndër të tjera u diskutuan të arriturat dhe sfidat e KEDS-it në integrimin e burimeve të ripërtrishme të energjisë në rrjetin e shpërndarjes.
Drejtori për Konsumatorë në KEDS, Sabri Ternava ka theksuar se tashmë është bërë shumë punë dhe investime edhe për gjeneruesit e BRE, përkatësisht duke mundësuar kyçjen e tyre në rrjetin e shpërndarjes.
Ternava tutje ka shtuar se duke marrë parasysh kufizimet në planin investiv të aprovuar, kompania ka arritur të bëjë zgjedhje optimale për investitorët e projekteve që gjenerojnë energji të ripërtrishme.
“Në përgjithësi, KEDS ka bërë përpjekje te mëdha me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve më të mirë për ta, në mënyrë që të përmbushë kërkesat optimale për investitorët dhe KEDS-n si kompani e tyre e shpërndarjes”, ka thënë Tërnava
Që nga viti 2013 KEDS ka investuar mbi 140 milionë euro, nga të cilat mbi 100 milion investime janë drejtpërdrejt në rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të shpërndarjes.























