Franca mbështetë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës
BKT
Ekonomi

Franca mbështetë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës

Ministri në detyrë i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim kurtuazie ambasadoren e re të Francës në Kosovë Marie Christine Butel, ku diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional.

Me këtë rast, ministri Hamza uroi ambasadoren Butel për pozitën e re dhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që shteti francez i ka dhënë deri më tani Kosovës përmes projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Ndërsa, ambasadorja Butel falënderoi ministrin Hamza për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të Francës për mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen, sidomos në projektet e përbashkëta, të cilat tashmë janë në proces të zhvillimit.


MË SHUME NGA Ekonomi