Adria Airways ka pushuar përkohësisht fluturimet më 24 dhe 25 shtator
BKT
Ekonomi

Adria Airways ka pushuar përkohësisht fluturimet më 24 dhe 25 shtator

Kompania ajrore Adria Airways ka njoftuar se më 23 shtator 2019 në mesnatë ka pushuar përkohësisht operimin e shumicën së fluturimeve të saj në datat 24 dhe 25 shtator, e cila përfshinë të gjitha fluturimet e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Adria Airways ka këshilluar udhëtarët e saj që të verifikojnë transportuesin e tyre përpara se të arrijnë në aeroport dhe nëse është Adria Airways, atëherë të kontaktojnë zyrat e tyre të shitjes.

Njëherësh, Adria Airways rekomandon që udhëtarët dhe partnerët e saj të ndjekin njoftimet e tyre në internet në www.adria.si.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës është duke e monitoruar situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informoj për zhvillimet e reja, njofton Zyra për Komunikim me Publikun e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Ndryshe, është e paqartë se çfarë do të ndodhë me fluturimet e Adria Airways pas kësaj periudhe dy-ditore të pezullimit.

Linja ajrore thotë se mungesa e fondeve e ka detyruar të marrë këtë vendim.  

Bisedimet në lidhje me një investim për të shpëtuar operacionet e Adria Airways kishin dështuar. Kërkesa e kompanisë ajrore për një kredi shpëtimi prej katër milionë eurosh nga qeveria sllovene u refuzua.

“Adria Airways” është në këtë pikë duke kërkuar intensivisht zgjidhje në bashkëpunim me investitorin e mundshëm. Qëllimi është që Adria Airways të fluturojë përsëri dhe se ndërprerja e operimeve është me të vërtetë e përkohshme”, thuhet në një deklaratë për media të kompanisë ajrore sllovene


MË SHUME NGA Ekonomi