​Roli i rinisë në zbutjen e ndryshimeve klimatike
BKT
Ekonomi

​Roli i rinisë në zbutjen e ndryshimeve klimatike

RTKlive

Në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike, Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Balkan Forum, dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë diskutim me temën "Roli i rinisë në zbutjen e ndryshimeve klimatike.” 

Ky event do të zhvillohet sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Pjesë e diskutimit do të jenë të rinjë të cilët falë angazhimieve personale dhe profesionale kontribuojnë në promovimin veprimeve për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike. Diskutimi do të shtjellojë rëndësinë e fuqizimit të rinisë për të ndërruar shprehitë e tyre ditore në raport me mbrojtjen e natyrës, promovimin e transportit të qëndrueshëm dhe mobilitetit, ngritjen e debateve të ndryshme në shoqëri mbi ndryshimet klimatike, bashkërendimin e prioriteteve me akterët relevant etj.

Znj. Nataliya Apostolova, Përfaqësuese Speciale e Bashkimit Evropian/Shefe e Zyrës së BE-së (EUSR/HoO) do të jetë pjesë e ngjarjes ku ndër të tjera, do të thekson mbështetjen e BE-së në përfshirjen e rinisë në rrugën drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike.


MË SHUME NGA Ekonomi