Euro ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan
BKT
Ekonomi

Euro ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan

Dollari amerikan avancoi edhe mëngjesin e kësaj të mërkure kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.2 për qind dhe u këmbye me 107.28 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.2 për qind.

Ndërsa monedha e përbashkët, euro, ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1001 euro për dollarë amerikanë.

Paundi britanik ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2466 paund britanikë për dollarë amerikanë.

Dollari i Zelandës së Re avancoi me 0.16 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6333 NZD për USD.

Yuan-i kinez ishte në nivele të qendrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 7.1088 yuan për dollarë amerikanë.


MË SHUME NGA Ekonomi