Borovci anëtar i ri i Kryesisë në Unionin e Bizneseve shqiptaro-gjermane
BKT
Ekonomi

Borovci anëtar i ri i Kryesisë në Unionin e Bizneseve shqiptaro-gjermane

Bekim Borovci është lindur më 1972 në Prishtinë, Borovci shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Prishtinë.

Nga rrethanat e njohura, Borovci, si shumica e shqiptarëve, emigroi në vitin 1990 në Gjermani.

Në vitin 1994 përfundoi sturimet dhe seminaret për përgaditje profesionale. Nga viti 1997 ka filluar të punoj si i pavarur, fillimisht me një numër të vogël të punëtorëve.

Borovci njihet edhe si humanist dhe veprimtar i dalluar, i cili gjatë luftës në Kosovë ka mbështetur organizime të ndryshme me nënndihmë popullatën dhe luftën gjatë gjithë asaj periudhe.

Ndërsa, në mërgatë, me punë dhe përkushtim të tij, ka arriut suksese të mëdha në rrugë afariste.

Angazhimi i tij dhe përkushtimi disa vjeçar në punë, e bëri Bekimin një afarist shumë të suksesshëm, dhe brenda pak viteve e rriti numrin e punëtorëve në disa qindra sosh.

Kompanitë e tij në partneritet me partnerët gjerman ndërtojnë objekte madhështore në Berlin dhe përrreth.

Bashkpunimi me korporatën shtetërore të rrjetit të trenave në Gjermani për mirëmbajtjen e tyre, është njëra prej fushatave të angazhimit afarist.

Borovci është aksionar dhe pronar i disa kompanive në Berlin dhe Kosovë.
Kompanitë e tij në Gjermani merren, kryesisht, me ndërtimtari dhe patundshmëri.
Në Kosovë, pas shpalljes së Pavarësisë, Borovci ka investuar dhe punësuar qindra puntorë në sektorin e prodhimtarisë dhe në gastronomi.

Zingjiri i restuaranteve të njohura Baron, në pronësi të tij dhe familjes operon në disa qytete të Kosovës. Andaj, kyçja e Borovcit në Union është një vlerë e re për aktivitetin e Unionit në të ardhmen, në veçanti në pjesën e Berlinit dhe përrreth.

Unioni i Bizeneseve Shqiptare-Gjermane është organizata e parë që ndërton strategjinë e fuqizimit dhe rrjetizimit të bizneseve shqiptare në Gjermani.


MË SHUME NGA Ekonomi