“Adria Airways“ vazhdon suspendimin e fluturimeve
Kompania ajrore “Adria Airways“ ka njoftuar të mërkurën pasdite se do të vazhdojë të suspendojë pjesën më të madhe të operimeve duke përfshirë ato për në/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë ditës së enjte, 26 shtator dhe të premten, 27 shtator 2019.
“Duke iu kërkuar falje udhëtarëve të saj, kompania ajrore “Adria Airways“ ka ripërsëritur këshillën ndaj udhëtarëve që afektohen nga këto suspendime që të kontaktojnë agjencitë ku i kanë blerë biletat”, thuhet në komunikatën e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës shton se është duke e monitoruar në vazhdimësi situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informojë për zhvillimet e reja.
Kujtojmë se kompania ajrore ‘Adria Airways’ ka suspenduar fluturimet edhe më 24 dhe 25 shtator.























