12:03 / 26.09.2019
Euro rritet, dollari bie
RTKlive
Monedha e përbashkët, euro, fitoi pikë mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.0959 euro për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit humbi pikë duke shkuar në nivelin 98.877 . DXY.
Jeni ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 107.65 jen për dollarë amerikanë.
Sterlina shënoi nivelin e saj më të ulët të këtyre dy javëve të fundit kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2368 sterlina për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re avancoi me 0.6 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6307 NZD për USD.























