Belegu: Informalitetin do ta ulim për 4 përqind
BKT
Ekonomi

Belegu: Informalitetin do ta ulim për 4 përqind

Eroll Belegu nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se në Kosovë duhet të ulet informaliteti.

Ai ka folur të premtën në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Ekonomia.

“Informaliteti do të ulet nga 30 për qind në 26 për qind. Pra informalitetin do ta ulim për 4 përqind”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për bujqësinë.

“Do ta ndryshojmë mënyrën e shpërndarjes së granteve për bujqësinë, sepse shpesh ato janë dhënë me të njohshëm”, ka thënë Belegu.

Sipas tij, Trusti në këtë moment është më i sugurt jashtë se brenda.


MË SHUME NGA Ekonomi