Rafuna: Do të krijojmë klimë të përshtatshme për investime të huaja
BKT
Ekonomi

Rafuna: Do të krijojmë klimë të përshtatshme për investime të huaja

Lulzim Rafuna nga Partia Demokratike e Kosovës ka premtuar krijimin e klimës së përshtatshme në Kosovë për investime të huaja.

Ai ka folur të premtën në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Ekonomia.

“Do të luftojmë korrupsionin dhe do të krijojmë klimë të përshtatshme për investimet e huaja direkte”, ka thënë ai.

Sipas tij, dizneset deri tash dënoheshin.

“Mënyra si grumbullohen tatimet do të ndryshojë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova do të bëhet me Gjykatën komerciale dhe Bordin e pavarur për ankesa.

“Tatimi në korporata për investitorët do të përshkallëzohet”, është shprehur Rafuna.

Ai ka thënë se investitorët që hapin 30 mijë vende të punës do të ta kenë tatimin në korporata zero.

 


MË SHUME NGA Ekonomi