23:06 / 27.09.2019
Lluka: Investimet duhet orientuar në teknologji
Valdrin Lluka nga koalicioni NISMA-AKR ka thënë se investimet duhet orientuar në teknologji.
Ai ka folur të premtën në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Ekonomia.
“Mbi 3 mijë vende janë hapur vetëm në teknologji. Teknologjia informative dhe shkencat kompjuterike janë sektor ku duhet orientuar investimet”, ka thënë ai.
Ai ka premtuar se do të stimulohen investitorët. “Do të sjellim lehtësime fiskale”, ka thënë Lluka.
Ai ka premtuar edhe uljen e informalitetit.
“TVSH nuk do të paguhet më në doganë, po në brendi të Kosovës”, ka thënë ai.























