23:10 / 27.09.2019
Nurboja: Janë krijuar oligarki që kanë shtuar pabarazinë
Bashkim Nurboja nga lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në ekonominë e Kosovës janë krijuar oligarki gjë që ka shtuar pabarazinë.
Ai ka folur të premtën në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Ekonomia.
“Deri tash ka pas firma të privilegjuara, janë krijuar oligarki pa të drejtë gjë që ka shtuar pabarazitë,
Prandaj Policia e gjykatësit duhet të kalojnë vetingun”, ka thënë ai.
Nurboja ka treguar shtyllat e programit të subjektit të tij.
“Shteti i të drejtës, shteti zhvillimor dhe barazia sociale janë tri shtyllat e programit”, ka thënë ai.
Ai ka premtuar grante për të rinjtë. “Do të ofrojmë grante për të rinjtë në vlerë 20 milionë euro në vit”, ka thënë Nurboja.























