Rriten çmimet e naftës

Rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 28 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 57.99 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 29 cent ose me 0.6 për qind dhe u tregtuan me 52.74 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,507.96 dollarë amerikanë për onz.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Ekonomi