Euro u këmbye me 1.0974 dollarë amerikanë

Euro u këmbye me 1.0974 dollarë amerikanë

Dollari amerikan humbi pikë edhe mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit dhe u këmbye me 106.81 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët gjatë kësaj jave.

Gjatë kësaj jave dollari amerikan ra me 1.04 për qind, ndërsa kundrejt euros dollari amerikan shënoi një rënie prej 0.3 për qind.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.9 për qind, duke shkuar në 98.816 . DXY. Gjatë kësaj jave ky indeks ra me 0.3 për qind.

Ndërsa monedha e përbashkët, euro, u këmbye me 1.0974 dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe nvieli i saj më i lartë në më shumë se një javë.

Sterlina u këmbye me 1.2333 dollarë amerikanë.

Yuan-i kinez u këmbye me 7.1254 dollarë amerikanë.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Ekonomi