Rriten aksionet aziatike

Rriten aksionet aziatike

Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne.

Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.16 për qind.

Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.2 për qind, duke shkuar në 21,375.25 pikë.

Indeksi i aksioneve Topix ishte në nivele të qendrueshme mëngjesin e kësaj të hëne, duke shkuar në 1,572.75 pikë.

Indeksi i aksioneve Stoxx Europe 600 u rrit me 0.2 për qind.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 1.11 për qind, në 25,821.03 pikë.

Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.92 për qind, duke shkuar në 2,905.19 pikë.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.05 për qind, duke shkuar në 2,021.73 pikë.

 

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Ekonomi