10 milionë euro për ndërmarrjet e vogla kroate

10 milionë euro për ndërmarrjet e vogla kroate

Ndërmarrjet e vogla kroate dhe startup-et, që kërkojnë të blejnë makineri dhe pajisje të vogla me vlerë deri në 25,000 euro, mund të përfitojnë nga garancia e Fondit Europian të Investimeve (FEI) për UniCredit Leasing në Kroaci. FEI po i siguron kompanisë më të madhe të huadhënies në Kroaci, një garanci për të rritur portofolin e huadhënies për ndërmarrjet e vogla me vlerë deri në 10 milionë euro në total.

Transaksioni mundësohet nga një garanci nga buxheti i BE-së, sipas Planit të Investimeve për Europën, Plani Juncker dhe Fondi i tij Europian për Investimet Strategjike (EFSI), i cili po i mundëson Bankës së Investimeve Europiane të investojë gjithnjë e më shumë në operacione me risk të lartë.
Ky partneritet ndërmjet Fondit Europian të Investimeve dhe UniCredit Leasing të Kroacisë do t’u krijojë ndërmarrjeve të vogla kroate, kushte më konkurruese për politikat e lehtësimit monetar në krahasim me ato që janë aktualisht në dispozicion në tregun financiar vendor.

Nëpërmjet garancisë së FEI-it, UniCredit Leasing e Kroacia do të jetë në gjendje të zvogëlojë kërkesat e kolateralit për ndërmarrjet e vogla.
Në përputhje me angazhimin e dy partnerëve për të krijuar kushte të qëndrueshme afatgjata për zhvillimin e ekonomisë së Kroacisë dhe asaj të BE-së, falë transaksionit UniCredit Leasing e Kroacisë, do t’i forcojë këto ndërmarrje të vogla përmes trajnimeve të ndryshme, si ato mbi menaxhimin e ndërmarrjeve, etj.

Garancia e Fondit Europian të Investimeve mbështetet nëpërmjet Programit të Punësimit dhe Inovacionit Social për Mikrofinancë të krijuar nga Komisioni Europian për të nxitur zhvillimin e mikrofinancës dhe sipërmarrjes sociale në Bashkimin Europian dhe të menaxhuar nga FEI. Programi i Punësimit dhe Inovacionit Social promovon punësimin e qëndrueshëm dhe, mbrojtjen sociale të duhur, si dhe lufton përjashtimin social dhe varfërinë, duke përmirësuar kushtet e punës në BE.


MË SHUME NGA Ekonomi