10:57 / 08.10.2019
Çmimet e naftës rriten
RTKlive
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 47 cent ose me 0.8 për qind dhe u tregtuan me 58.82 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 45 cent dhe u tregtuan me 53.20 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,491.05 dollarë amerikanë për onz.























