Hapet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve “AGROKOS”

Hapet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve “AGROKOS”

Edicioni i 19-të i Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve “AGROKOS” do të mbahet nga data 23 deri më 25 tetor në Prishtinë.

Ky panair ofron mundësi reale të gjithë ekspozuesve të promovojnë me sukses ofertat e tyre në një mjedis shumë të suksesshëm biznesi. Përgjatë këtyre tre ditëve, pjesëmarrës do të jenë një diversitet kompanish nga vendet ballkanike siç janë: Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Këto kompani kanë dëshmuar gatishmëri për të ofruar bashkëpunimin e tyre për bizneset vendase në Kosovë. “AGROKOS është shndërruar në këshilltar dhe partner besnik për mijëra ndërmarrës dhe firma vendore e ndërkombëtare nga sektori i agrobiznesit që kanë ekspozuar dhe vizituar këtë ngjarje ndër vite. Njëkohësisht përmes platformës B2B e projektuar posaçërisht për ekspozuesit e saj AGROKOS synon të ndihmoi të gjitha bizneset të zgjerojnë tregun e tyre brenda vendit, dhe të gjejnë partnerë jashtë vendit. Si ngjarje e rëndësishme në vend AGROKOS çdo herë ka pas bashkëpunime të ngushta me institucionet e qeverisë së Kosovës dhe organizatave që kanë projekte aktuale të fushës së Agrobiznesit. Paralelisht me panairin, për vizitorët profesionist CEO organizon aktivitete të ndryshme informative dhe profesionale si; seminare, punëtori, konferenca nga ekspertë shkencor dhe profesionist të kësaj fushe. AGROKOS mirëpret kompani vendore dhe ndërkombëtare, me qëllimin e vetëm të përbashkët, krijimin e bashkëpunimit të ri dhe zgjerimin e tregut për produktet e tyre”, njofton “AGROKOS”.

 


MË SHUME NGA Ekonomi