Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Me vendim të Komisionit, çmimi i Eurosuper BS-95 do të ulet për gjysmë denarë për litër dhe çmimi i vajit ekstra të lehtë do të ulet për një denarë për litër, kurse çmimet tjera do të mbeten të njëjta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas çmimeve të reja, një litër Eurosuper BS-95 do të shitet për 67.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 70 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli mbetet në 62 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë 50.5 denarë për litër, kurse çmimi i mazutit do të jetë 33.694 denarë për kilogram.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri në javën e ardhshme.