Mbahet takimi fakultet-biznese në Gjilan

Mbahet takimi fakultet-biznese në Gjilan

Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” sot organizon takim fakultet-biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e fakultetit si programet studimore dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes për studentët.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe dekani i këtij fakulteti, Prof.Ass.Dr. Xheva Sopi, i cili do të prezantojë rezultatet e hulumtimit me alumni dhe prezantimi i draft planit për programet e reja studimore.

Po ashtu, të pranishëm do të jenë edhe rektori i Universitetit të Gjilanit Prof.Ascoc.Dr. Bajram Kosumi.

Në fund të prezantimeve do të ketë debat të hapur me diskutime dhe propozime nga pjesëmarrësit.