Euro në nivele të qëndrueshme
RTKlive
Monedha e përbashkët, euro, ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1028 euro për dollarë amerikanë.
Jeni fitoi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 108.66 jen për dollarë amerikanë, duke u larguar kështu nga niveli i ulët i shënuar në këto dy muajt e fundit.
Jeni fitoi pikë edhe kundrejt paundit britanik dhe kundrejt dollarit amerikan, duke u rritur përkatësisht me 0.4 për qind dhe me 0.5 për qind.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.04 për qind, duke shkuar në 98.323 . DXY.
Paundi britanik ra me 0.24 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2757 paund britanikë për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ra me 0.2 për qind kundrejt euros dhe u këmbye me 86.48 paund britanikë për euro.























