13:17 / 16.10.2019
Aksionet europiane me ecuri të ndryshme
RTKlive
Disa prej aksioneve europiane shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa disa të tjera shënuan rënie.
Kështu, indeksi i aksioneve S&P 500 u rrit me 1.00 për qind, duke shkuar në 2,995.68 pikë.
Indeksi i aksioneve FTSE 100 ra me 0.03 për qind, në 7,211.64 pikë.
Indeksi i aksioneve FTSE 250 u rrit me 1.34 për qind, në 20,196.97 pikë.
Indeksi i aksioneve gjermane, GDAXI ishte në nivele të qendrueshme në 12,629.79 pikë.
Indeksi i aksioneve franceze CAC 40 ishte në nivelin prej 5,702.05 pikësh.
Indeksi i aksioneve Stoxx 50 ishte në nivelin prej 3,237.40 pikësh.























