Pas BB edhe FMN parashikon ulje të rritjes ekonomike
BKT
Ekonomi

Pas BB edhe FMN parashikon ulje të rritjes ekonomike

Ulen pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Raporti i fundit i këtij institucioni  parashikon që  niveli i rritjes ekonomike të jetë vetëm 3%  ndërsa në prill parashikimi për këtë vit ishte 3.7%.

FMN është institucioni i dytë ndërkombëtar financiar që  ul parashikimin për ekonominë shqiptare. 

Vetëm pak ditë më parë Banka Botërore  vlerësoi që ekonomia shqiptare nuk do të ketë rritje më të madhe se 2.9%.Por pavarësisht kësaj Fondi Monetar Ndërkombëtar është më optimist  se Banka Botërore pasi për dy vitet në vijim pret që ekonomia shqiptare të performojë  në nivelin e viti të kaluar duke kapur nivelin e 3%. 

Mungesa e reshjeve  ka ndikuar direkt në prodhimin e enrgjisë elektrike dhe vlerësohet si një shkaqet kryesore të uljes së nivelit të rritjes së ekonomisë në Shqipëri.

Një tjetër arsye e ngadalësimit të motorëve ekonomikë janë edhe përfundimi i investimeve të mëdha që japin kontribut ,përmendim këtu gazsjellësin TAP. 

Sipas  INSTAT  në tremujorin e dytë rritja ekonomike ka qenë vetëm 2.31% ndërsa si 6 mujor llogaritet të jetë 2.36% ose sa gjysma e vitit të kaluar e cila ishte më e larta e dekadës së fundit me 4.06% .


MË SHUME NGA Ekonomi