Xhafa: “AGROKOS”, mundësi e mirë për bizneset
BKT
Ekonomi

Xhafa: “AGROKOS”, mundësi e mirë për bizneset

RTKlive

Sot në Prishtinë do të hapet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “AGROKOS”, ku do marrin pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor si dhe nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.

Bekim Xhafa, drejtor i CEO-s tha se Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “Agrokos”, do mbahet nga data 23-25 tetor në ambientin e Sallës “1 Tetori” në Prishtinë.

Sipas tij në “Agrokos”, konsumatori kosovar ka mundësinë të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregun tonë dhe atë të huaj.

“Agrokos” po shihet si mundësia më e mirë për bizneset vendore, që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.

Gjithashtu pjesë e këtij panairi janë edhe kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.   

Organizatori i këtij panairi, Bekim Xhafa tha se qytetarët këtë herë kanë mundësi të kenë afër dhe të shijojnë produkte të cilat janë të certifikuara nga institutet për produkte organike.

“Kemi sjellë një pavijon të produkteve organike, nevoja dhe trendët në nivel global janë duke shkuar në atë drejtim që ushqimi për çdo ditë e më shumë ka kërkesë që të jetë ushqim organik, edhe në Kosovë, po fillojmë që të kemi, të krijojmë dhe të kultivojmë ushqim organik dhe të rritet përqindja e konsumatorëve të cilët ushqehen me produkte organike”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


MË SHUME NGA Ekonomi