VIDEO- Krasniqi: Kosova nuk fitoi asgjë nga CEFTA
BKT
Ekonomi

VIDEO- Krasniqi: Kosova nuk fitoi asgjë nga CEFTA

RTKlive

Kosova në këtë kohë ka mundësi të rris prodhimin në disa sektor, por duhen më shumë investime.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skender Krasniqi tha se në vend mund të rritet prodhimi, por në këto 20 vite politikanët e Kosovës janë marrë më çështje politike se sa ekonomike, përkundër deklaratave që janë bërë për zhvillim ekonomik.

“Nëse ka investime rritet prodhimi dhe eksporti. Statistikat tregojnë se marrëveshjet nuk kanë sjellë zhvillim për Kosovën dhe efektet kanë qenë vetëm negative”, tha ai sot në një intervistë për RTK.

Sipas tij Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka përfituar nga CEFTA. Ai tha se edhe 20 viteve pas luftës Kosova ende varet nga importi.

Krasniqi deklaroi se Kosova duhet të krijoj strategji për zhvillim ekonomik.


MË SHUME NGA Ekonomi