Ekonomisti ujgur fiton Çmimin Saharov
BKT
Ekonomi

Ekonomisti ujgur fiton Çmimin Saharov

Parlamenti Evropian të enjten i dha Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit Ilham Tohtit.

Ilham është një ekonomist që lufton për të drejtat e pakicës uguriane të Kinës dhe zbatimin e ligjeve rajonale të autonomisë në Kinë.

Në vitin 2014 mbrojtësi i të drejtave të njeriut u dënua me burgim të përjetshëm për akuza të lidhura me separatizmin.

Saharov është çmimi më i lartë për të drejtat e njeriut që jepet nga Bashkimi Europian.

Çmimin Saharov e kanë fituar edhe Adem Demaçi (1991) dhe Ibrahim Rugova (1998).


MË SHUME NGA Ekonomi