11:49 / 25.10.2019
Euro avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan
RTKlive
Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit dhe u këmbye me 108.66 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit u rrit me 0.04 për qind, duke shkuar në 97.669 .DXY.
Monedha e përbashkët, euro, avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1104 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ishte në nivele të qendrushme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2853 paund britanikë për dollarë amerikanë.























