Vazhdon rritja e aksioneve aziatike
RTKlive
Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.05 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.2 për qind, në 22,799.81 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej tetorit të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj jave ai shënoi një rritje prej 1.4 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.3 për qind, duke shkuar në 1,648.44 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në 10-12 muajt e fundit.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.11 për qind, duke shkuar në 2,087.89 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.48 për qind, në 2,954.93 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.47 për qind, në 26,672.43 pikë.























