13:09 / 25.10.2019
Kurti viziton panairin “Agrokos”
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka vizituar panairin “Agrokos”, në Prishtinë.
Ai ka vizituat stendat e bizneseve vendëse, duke u njohur për së afërmi me cilësinë, kushtet, por edhe kërkesat e prodhuesve vendës.
Në ketë panair po marrin pjesë shumë kompani nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.
Gjithashtu pjesë e këtij panairi janë edhe kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.
























