Fushata vetëdijesuese për siguri në trafik vazhdoi në Prizren
BKT
Ekonomi

Fushata vetëdijesuese për siguri në trafik vazhdoi në Prizren

Fushata vetëdijesuese për uljen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale e organizuar nga Shoqata e Sigurimeve e Kosovës (ShSK), Policia e Kosovës, si dhe Ministria e Infrastrukturës, ka vazhduar të hënën në Prizren, gjegjësisht në Universitetin Publik “Ukshin Hoti”.

Një numër i madh e studentëve, stafit akademik të këtij Universiteti nga afër kanë dëgjuar prezantimet e përfaqësueseve të tre institucioneve.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.Image may contain: 4 people, people sitting

Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.

Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.Image may contain: 8 people, people sittingImage may contain: 7 people, people sitting and indoorImage may contain: 7 people, people sitting and indoorImage may contain: 4 people, people sitting


MË SHUME NGA Ekonomi