Anëtarët e OEGJK-së ndajnë storiet e suksesit me Ambasadorin gjerman
BKT
Ekonomi

Anëtarët e OEGJK-së ndajnë storiet e suksesit me Ambasadorin gjerman

Anëtarët premium të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) sot kanë takuar Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt.

Gjatë takimit, diskutuam rreth bashkëpunimit dypalësh ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës dhe forcimin e rolit të OEGJK-së në intensifikimin e këtij bashkëpunimi.

Anëtarët premium të OEGJK-së ndanë shembujt e shumtë pozitivë të lidhjeve të tyre afariste me Gjermaninë, nga të cilët shihet qartë potenciali i madh i Kosovës si partner për tregti me Gjermaninë dhe si një vend për të tërhequr investime gjermane.

Ambasadori Heldt informoi për projektet e suksesshme gjatë 20 viteve të bashkëpunimit zhvillimor gjermano-kosovar, dhe në veçanti rreth zhvillimeve aktuale sa i përket projektit madhor të përbashkët Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren.

Në mëngjesin me biznese morën pjesë gjithashtu, e ftuara nga Berlini, znj Antje Müller nga German Eastern Business Association Ost-Ausschuss / Osteuropaverein der Deutschen Wirtschaft e.V. (OAOEV) partner strategjik i OEGJK-së në Gjermani, dhe Zëvendësambasadori Gjerman z. Jan-Axel Voss.


MË SHUME NGA Ekonomi