Konsumatorët amerikanë humbasin besimin tek ekonomia
BKT
Ekonomi

Konsumatorët amerikanë humbasin besimin tek ekonomia

Me sa duket, situata e rëndë financiare dhe ngadalësimi i rritjes botërore kanë goditur edhe konsumatorët amerikanë.

Besimi konsumator në SHBA ra edhe më shumë në muajin tetor, ndërsa shqetësimet për kushtet e biznesit dhe perspektivat e punësimit u rritën.

Indeksi i Besimit të Konsumatorëve u ul në 125.9 pikë këtë muaj krahasuar me vlerën e mëparshme 126.3 pikë gjatë muajit shtator, në një kohë kur ekspertët dhe ekonomistët e bursës prisnin një vlerë prej 128 pikë. Niveli i muajit tetor ishte më i ulëti që nga muaji qershor kur besimi ra në 124.3 pikë.

Drejtori i treguesve ekonomikë në Bordin e Konferencës Organizatore, Lynn Franco, ka theksuar se konsumatorët ndjehen mirë për kushtet e tanishme, por pritshmëritë e ardhshme u ulën dhe konsumatorët shprehën shqetësime për kushtet e biznesit dhe ardhmërinë e investimeve.

Raporti vjen pak para një njoftimi tjetër zyrtar të Rezervës Federale, kur kjo pritet të ulë normat me 25 pikë bazë për herë të tretë gjatë vitit 2019.


MË SHUME NGA Ekonomi