VIDEO-Kosova duhet të kërkojë nga Serbia kthimin e mjeteve të pensionistëve
BKT
Ekonomi

VIDEO-Kosova duhet të kërkojë nga Serbia kthimin e mjeteve të pensionistëve

RTKlive

Ish-ministri federal në ish-Jugosllavi, Nazmi Mustafa tha se Serbia prej vitit 89’  deri në ’99 ka bërë uzurpimin e Kosovës.

”Serbia ka i bërë shumë dëme në aspektin ekonomik Kosovës. Në atë kohë Komisioni i Arbitrazhit që është udhëhequr nga Kryetari i Këshillit Kushtetues te Francës Robert Badinter pati përjashtuar për Kosovën dhe ish Krahinën tjetër Vojvodinën për ndarje”, tha ai në RTK.

“Ka qenë një padrejtësi që i është bërë Kosovës”, tha ai.  Mustafa ka folur edhe për procedurat për pensionet që kanë qenë në ish-Jugosllavi dhe që tani po diskutohet për mundësia që kosovarët të bëhet diçka.

Sipas tij Serbia në mënyrë të dhunshme ka vepruar ndaj Kosovës. Ai tha se është dashur të futet në agjendë nga Kosova për të kërkuar pensionet e Kosovës. “Çdo vonesë është në dëm të Kosovës dhe në dëm të pensionistëve, pasi që çdo vit po shkon duke u vogëluar numri i personave të pensionistëve pasi që po vdesin”, tha ai.

Për mundësinë për të shfrytëzuar të drejtën në Gjykatën e Strasburgut, Mustafa vlerësoi se është vështirë, pasi që për të kërkuar atje të drejtën duhet të jenë nga shteti që janë kanë në pension.


MË SHUME NGA Ekonomi