11:18 / 31.10.2019
Rikuperojnë aksionet aziatike
RTKlive
Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.53 për qind, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 30 korrikut.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit avancoi me 0.37 për qind, në 22,927.04 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.07 për qind, në 1,667.01 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.90 për qind, në 26,906.72 pikë.
Indeksi i aksioneve Shangai u rrit me 0.35 për qind, duke shkuar në 2,929.06 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.15 për qind, në 2,083.48 pikë.























