14:23 / 05.11.2019
Avancojnë aksionet aziatike
RTKlive
Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.8 për qind, duke shkuar në 23,251.99 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 10 tetorit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 1.7 për qind, duke shkuar kështu në 1,694.16 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, avancoi me 0.27 për qind, duke shkuar në 27,621.28 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.58 për qind, duke shkuar në 2,142.64 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.54 për qind, në 2,991.56 pikë.























